Erbora Sokoli

Erbora Sokoli

Middle Years Math Teacher

I studied in Canada, earning a Bachelor of Arts in Philosophy and Mathematics from York University in Toronto. I later completed an International Postgraduate Certificate in Education in Teaching and Learning at the University of Sheffield in the UK. I also hold an IB Certificate in Mathematics and a CELTA teaching qualification.

I have over 10 years of international teaching experience across Canada, South Korea, and Italy. Most recently, I taught secondary Mathematics and Philosophy at Marymount International School Rome, including IB Mathematics: Applications and Interpretation SL. My experience spans secondary mathematics, philosophy, English language teaching, Montessori education, and student leadership.

I am passionate about making mathematics engaging, accessible, and meaningful for students. I particularly enjoy inquiry-based learning and developing students’ problem-solving and critical-thinking skills. I value creating a positive classroom environment where students feel comfortable asking questions, taking risks, and building confidence.

Outside of school, I enjoy staying active, especially playing volleyball and tennis, travelling, and spending time with my dog. Having lived and worked in several countries, I love discovering new cultures and languages. Now that I’m in Albania, I’m looking forward to taking cooking classes and learning how to make traditional Albanian dishes!

 


 

Kam studiuar në Kanada, ku kam përfunduar një Bachelor of Arts në Filozofi dhe Matematikë në York University në Toronto. Më pas, kam përfunduar një International Postgraduate Certificate in Education in Teaching and Learning në University of Sheffield, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, kam një IB Certificate in Mathematics dhe një kualifikim CELTA për mësimdhënie.

Kam mbi 10 vite përvojë ndërkombëtare në mësimdhënie në Kanada, Korenë e Jugut dhe Itali. Së fundmi, kam dhënë mësim në Matematikë dhe Filozofi në arsimin e mesëm në Marymount International School Rome, përfshirë IB Mathematics: Applications and Interpretation SL. Përvoja ime përfshin matematikën në arsimin e mesëm, filozofinë, mësimdhënien e gjuhës angleze, edukimin Montessori dhe udhëheqjen e nxënësve.

Jam e apasionuar pas mënyrës se si matematika mund të bëhet tërheqëse, e kuptueshme dhe me kuptim për nxënësit. Veçanërisht vlerësoj të nxënit përmes kërkimit dhe eksplorimit, si dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve në zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. Për mua është e rëndësishme të krijoj një mjedis pozitiv në klasë, ku nxënësit ndihen të lirë të bëjnë pyetje, të provojnë dhe të zhvillojnë vetëbesimin.

Jashtë shkollës, më pëlqen të jem aktive, veçanërisht duke luajtur volejboll dhe tenis, të udhëtoj dhe të kaloj kohë me qenin tim. Duke qenë se kam jetuar dhe punuar në disa vende, më pëlqen të zbuloj kultura dhe gjuhë të reja. Tani që jam në Shqipëri, mezi pres të ndjek kurse gatimi dhe të mësoj të përgatis gatime tradicionale shqiptare!