David Stevens

David Stevens

Head of Primary and PYP Coordinator

My name is David Stevens, and I am the Head of Primary and Primary Years Coordinator at Albanian College Tirana II. I am very excited to be part of the ACTII community!

I am currently in my 24th year of international education. Throughout my career, I have had the opportunity to live and work in China, Guatemala, the United Arab Emirates, Thailand, Hungary, and now Albania. I am originally from St. Louis, Missouri, in the United States. I am here in Tirana with my wife, our daughter, and our son, who will be attending ACT.

I hold two master’s degrees: one in Educational Leadership from the University of New England and another in Multidisciplinary Studies from Buffalo State University in New York.

I am passionate about empowering both students and teachers to develop curiosity, inquiry, autonomy, and ownership of learning. I believe children learn best when they are encouraged to be curious, ask questions, and make meaningful connections. I believe in creating learning environments where students feel known, valued, and supported, while also being challenged to grow and reach their potential.

Strong relationships are at the heart of learning, and I believe that academic growth is most meaningful when it develops alongside students’ social, emotional, and personal growth. I also believe that great schools are built by educators who are lifelong learners, reflective practitioners, and collaborators. As a leader, I hope to create a culture where students and teachers feel empowered to take appropriate risks, learn from mistakes, and continually grow.

I am very excited about the year ahead and look forward to working together with the students, families, teachers, and wider ACTII community to make it a wonderful school year!

 


 

Quhem David Stevens dhe jam Head of Primary dhe Primary Years Coordinator në Albanian College Tirana II. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e komunitetit të ACTII!

Jam aktualisht në vitin e 24-t të punës në arsimin ndërkombëtar. Gjatë karrierës sime, kam pasur mundësinë të jetoj dhe të punoj në Kinë, Guatemalë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Hungari dhe tani në Shqipëri. Jam me origjinë nga St. Louis, Missouri, SHBA. Në Tiranë jetoj me bashkëshorten time, vajzën dhe djalin tim, të cilët do të ndjekin mësimet në ACT.

Kam përfunduar dy diploma Master: një në Lidershipin Arsimor nga University of New England dhe një tjetër në Studime Multidisiplinare nga Buffalo State University në New York.

Jam i apasionuar pas fuqizimit të nxënësve dhe mësuesve për të zhvilluar kureshtjen, kërkimin, autonominë dhe përgjegjësinë për të nxënit. Besoj se fëmijët mësojnë më mirë kur inkurajohen të jenë kureshtarë, të bëjnë pyetje dhe të krijojnë lidhje domethënëse. Besoj në krijimin e mjediseve mësimore ku nxënësit ndihen të njohur, të vlerësuar dhe të mbështetur, ndërkohë që sfidohen të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre.

Marrëdhëniet e forta janë në zemër të të nxënit dhe besoj se zhvillimi akademik është më kuptimplotë kur shoqërohet me zhvillimin social, emocional dhe personal të nxënësve. Gjithashtu, besoj se shkollat e mira ndërtohen nga edukatorë që janë nxënës gjatë gjithë jetës, profesionistë reflektues dhe bashkëpunues. Si drejtues, synoj të krijoj një kulturë ku nxënësit dhe mësuesit ndihen të fuqizuar për të ndërmarrë sfida të përshtatshme, të mësojnë nga gabimet dhe të zhvillohen vazhdimisht.

Jam shumë i emocionuar për vitin që na pret dhe mezi pres të punoj së bashku me nxënësit, familjet, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e ACTII për ta bërë këtë një vit shkollor të mrekullueshëm!