I received my bachelor’s degree in Liberal Studies from San Diego State University and a Master’s Permit in Early Childhood Education from San Diego City College. I have taught Early Years for over 20 years, both in the US and internationally, including Qatar, Hong Kong, Thailand, and Türkiye. I am also a certified yoga instructor for children.
I believe every child deserves a classroom where they feel safe, valued, and inspired to learn. My goal is to create a community built on kindness, curiosity, responsibility, and respect, where children are encouraged to explore, ask questions, think deeply, take risks, and grow with confidence.
I have taught a variety of curricula, including emergent, IB PYP, inquiry-based, and Reggio Emilia, and have concluded that a play-based, inquiry-driven curriculum that follows and extends students’ interests is the most effective. And, of course, it must be fun! Believing in each child’s capabilities and potential is key.
When I’m not teaching, I enjoy playing padel, practicing yoga, and walking my adorable Albanian rescue dog, Bora.
Kam përfunduar Bachelor-in në Liberal Studies në San Diego State University dhe kam marrë një Master’s Permit në Early Childhood Education në San Diego City College. Kam mbi 20 vite përvojë në edukimin e fëmijërisë së hershme, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe ndërkombëtarisht, në vende si Katari, Hong Kongu, Tajlanda dhe Turqia. Gjithashtu, jam instruktore e certifikuar e jogës për fëmijë.
Besoj se çdo fëmijë meriton një klasë ku ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i frymëzuar për të mësuar. Qëllimi im është të krijoj një komunitet të ndërtuar mbi mirësinë, kureshtjen, përgjegjësinë dhe respektin, ku fëmijët inkurajohen të eksplorojnë, të bëjnë pyetje, të mendojnë në mënyrë të thelluar, të provojnë gjëra të reja dhe të rriten me vetëbesim.
Gjatë karrierës sime kam punuar me një sërë kurrikulash, përfshirë emergent, IB PYP, inquiry-based dhe Reggio Emilia. Përvoja ime më ka bindur se një kurrikulë e bazuar në lojë dhe e udhëhequr nga kërkimi, e cila ndjek dhe zhvillon interesat e nxënësve, është mënyra më efektive për të nxitur të nxënit. Dhe, sigurisht, mësimi duhet të jetë edhe argëtues! Besoj fort në aftësitë dhe potencialin unik të çdo fëmije.
Kur nuk jam duke dhënë mësim, më pëlqen të luaj padel, të praktikoj joga dhe të bëj shëtitje me qenin tim të adhurueshëm, Bora, të cilin e kam adoptuar në Shqipëri.