Ella Mona Persson
PYP & MYP Coordinator at ACT IIMy name is Ella Mona Persson, and I hold a BA in Education (Linnaeus University) and also recently pursued studies in Educational Leadership (Linnaeus University). I have lived and worked on four continents, with extensive experience in IB schools. Most recently, I served as Primary Deputy Principal in Cambodia, where I was responsible for the PYP program and curriculum and guided the school through a successful evaluation of its four IB programmes. Prior to Cambodia, I have been a PYP and MYP Coordinator in Sweden and Cameroon, directing IB evaluations and authorizations. Before moving into leadership, I taught in the IB, PYP for nine years in Shanghai Sweden. Earlier in my career, I taught Swedish, Norwegian, and French national curricula across Early and Primary Years.
I value the IB’s holistic view of education, with its focus not only on academic content but also on developing the skills and competencies students need beyond the classroom. I am particularly passionate about Approaches to Learning (ATL) skills, which foster independence, reflection, and adaptability. I believe inquiry is a powerful tool for meeting diverse student needs, while the IB’s transdisciplinary approach enables learners to place knowledge in meaningful contexts, preparing them to navigate an ever-changing world and apply their skills to real-world challenges to, ultimately, make this world a better place!
I am joined by my 11-year-old daughter, a recent PYP graduate now starting her MYP journey. Having grown up in IB schools, she, too, is a proud IB advocate, which inspires me daily. Outside of work, I enjoy reading—especially in Swedish to keep my mother tongue alive. I am also a nature lover and I am excited to explore Albania and all that this beautiful country has to offer.
—————————————————————————————-
Quhem Ella Mona Persson dhe kam një diplomë Bachelor në Edukim, si dhe kam ndjekur më vonë studime në Lidershipin Arsimor. Kam jetuar dhe punuar në katër kontinente, me përvojë të gjerë në shkollat IB. Së fundmi, kam shërbyer si Zëvendës Drejtoreshë e Ciklit Fillor në Kamboxhia, ku isha përgjegjëse për programin dhe kurrikulën e PYP. Gjithashtu, kam survejuar punën e koordinatorëve të programeve IB dhe kam ndihmuar në udhëheqjen e shkollës gjatë një vlerësimi të suksesshëm të të katër programeve IB.Para Kamboxhias, kam qenë Koordinatore e PYP dhe MYP në Suedi, ku kam drejtuar proceset për autorizimin e të dy programeve. Kam kaluar gjithashtu tre vite si Koordinatore e PYP në Kamerun. Përpara se të angazhohesha në rol drejtues, kam dhënë mësim për nëntë vite në programin PYP të IB-së. Në fillimet e karrierës sime, kam dhënë mësim sipas kurrikulave kombëtare të Suedisë, Norvegjisë dhe Francës për nivelet parashkollore dhe fillore.
Vlerësoj shumë qasjen holistike të IB-së ndaj edukimit, e cila nuk përqendrohet vetëm në përmbajtjen akademike, por edhe në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave që nxënësit kanë nevojë përtej klasës. Jam veçanërisht e pasionuar për Aftësitë e Qasjes ndaj të Nxënit (ATL), të cilat nxisin pavarësinë, reflektimin dhe përshtatshmërinë. Besoj se mësimi përmes pyetjeve (inquiry) është një mjet shumë i fuqishëm për të përmbushur nevojat e ndryshme të nxënësve, ndërsa qasje ndërdisiplinore e IB-së ndihmon nxënësit të vendosin dijeninë në kontekste kuptimplota, duke i përgatitur për të përballuar një botë në ndryshim të vazhdueshëm dhe për të aplikuar njohuritë në sfida reale—me qëllim që të bëjnë botën një vend më të mirë!
Jam e shoqëruar në këtë udhëtim nga vajza ime 11-vjeçare, e diplomuar së fundmi në PYP dhe që tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në MYP. E rritur në shkolla IB, edhe ajo është një mbështetëse e filozofisë IB, dhe më frymëzon çdo ditë. Jashtë punës, më pëlqen të lexoj, sidomos në gjuhën suedeze për të mbajtur gjallë gjuhën time amtare. Jam gjithashtu një dashamirëse e natyrës, dhe ndihem e emocionuar të zbuloj Shqipërinë dhe gjithçka që ky vend i mrekullueshëm ka për të ofruar.